Aktualitet
Përkeqësimi i motit, Porti i Durrësit pezullon lundrimet e mbrëmjes së sotme drejt Barit
Porti i Durrësit ka njoftuar ditën e sotme se për shkak të përkeqësim të kushteve të motit, do të pezullohen lundrimet e trageteve për në Portin e Barit (Itali). Pezullimet e lundrimeve do të pezullohen mbrëmjen e sotme, 3 tetor 2024.
Sipas njoftimit zyrtar, tragetet që nisen zakonisht drejt Barit nuk do të lundrojnë mbrëmjen e sotme por do të bëjnë nisjen e tyre në mëngjesin e ditës së nesërme, 4 tetor 2024. Porti i Durrësit ka theksuar se udhëtarët dhe bizneset që planifikonin udhëtime për mbrëmjen e sotme mund të kontaktojnë agjencitë e trageteve për informacion të mëtejshëm.