Connect with us

Aktualitet

Përkeqësohet shëndeti i Kryepeshkopit, media greke: Në gjendje kritike

Kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili u transportua me avion nga Shqipëria mesditën e së premtes, në Greqi është në gjendje kritike për jetën. Media greke “Protothema” raporton se Kryepeshkopi është shtruar në spitalin “Evangelismos”, por shëndeti i tij është përkeqësuar gjatë mbrëmjes së djeshme.

Drejtoresha e spitalit, Anastasia Kotanidou ka thënë se ekipi mjekësor po vijon monitorimin e gjendjes së tij shëndetësore. Para se të transportohej në Athinë, u shtrua fillimisht në një spital në Tiranë, por pas përkeqësimimit të tij u dërgua në shtetin fqinj.

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastas Janullatos vetëm pak kohë më parë festoi 95-vjetorin e tij.

Advertisement