Aktualitet
Përkeqësohet situata në Delvinë, flakët rrezikojnë fshatin e Lazaratit dhe Gjirokastra

Situata në Delvinë ka dalë jashtë kontrollit ndërsa minutë pas minute zjarret përhapen me shpejtësi duke rrezikuar banesa të shumta. Raportohet se zjarri është përhapur deri në malin e Sopotit duke rrezikuar Gjirokastrën dhe fshatin Lazarat.
Mësohet se zjarrfikës dhe banorë të Lazaratit po punojnë për neutralizimin e zjarrit dhe për të mos lejuar që flakët të përhapen me tej. Prej disa orësh Delvina po përballet me vatra të shumta zjarri ndërsa ështe dashur ndërhyrja nga ajri për të ndihmuar në neutralizimin e flakëve të cilat po djegin fshatra të tërë. Fatkeqësisht edhe pas ndërhyrjeve të shumta nuk është arritur të neutralizohet dhe izolohen vatrat të cilat kanë lënë pas fshatra të shumtë të shkrumbuar.

