Politike
Perla e Mediut në SHBA: Ishte ftohtë, ftesë nuk gjeta dot, më tradhtoi një miku im
Fatmir Mediu ishte i pari nga Shqipëria, që fluturoi drejt SHBA-së, për të marrë pjesë në inagurimin e Donald Trump si president.
Por, normalisht, si të gjithë njerëzit që s’kanë ndonjë peshë, ai e ka ndjekur inagurimin nga televizori, duke pritur jashtë “Capitol Arena” për orë të tëra në të ftohtë.
Ai tha se nuk kishte gjetur dot ftesë për të qenë brenda, madje një miku i vet që ia kishte kërkuar si nder këtë gjë, i tha se ai nuk kishte mundur dot të gjente ftesë për gruan e tij, jo më për Mediun.
“Ishte një i ftohtë shumë i madh, radhë të gjata si në kohë të vjetra, por shumë më të gjata, teksa prisinim me orë të tëra për të qenë pjesë e aktivitetit të presidentit.
Padyshim edhe ecja pafund në këmbë për shkak të sigurisë, ishte e mundimshme në një farë mënyre, por shumë e bukur, pastaj në mënyrën e organizmit dhe funksionimit të ceremonisë së orgnizuar.
Kanë qenë 3 ditë të jashtëzakonshme dhe dita e sotme ishte shumë e bukur dhe me atë që kemi ndjekur, edhe pse unë ceremoninë nuk e ndoqa dot brenda, sepse ishte një numër i kufizuar njerëzisht dhe këtu dua të kujtoj një thënie të një mikut tim: ‘Fatmir mezi sigurova një vend për veten, për gruan jo e jo, sepse ishte një numër i kufizuar’”, tha Mediu për televizionin e familjes Berisha.
Ai u shpreh se kanë pritur 10 orë jashtë në të ftohtë, për të pritur ardhjen e Donald Trump.