Connect with us

Rajon

Përleshja mes policëve dhe të burgosurve, familjarët: I kanë rrahur keq

Dhjetë efektiva të policisë dhe disa të burgosur në Maqedoninë e Veriut janë lënduar gjatë një përplasje fizike në burgun e Idrizovës në Shkup.

Pas aksionit të policisë në burgun e Idrizoves, disa nga familjaret e të burgosurve qëndronin në hyrje të burgut të Idrizovës për të marrë informatë se në çfarë gjendje shëndetësorë janë të afërmit e tyre.

“Vëllain e kam këtu, është i burgosur e di se është i maltretuar dhe është shumë keq, ndoshta ka edhe këmbë të thyer dhe është shumë keq. Nuk e di në çfarë shteti jetojmë a është shtet demokratik ky a nuk di çka të them. I mora edhe disa foto që ua dërgova edhe ju si dëshmi se në çfarë shteti jetojmë, shtet kandidat për Evropë, dhe këto gjëra të ndodhin, nëse vëllai im ka bërë gabim po e vuan dënimin por tani a duhet t’i vuaje edhe këto, dhe dihet se çfarë kushte kanë edhe me i maltretuar dhe të rrihen pa faji, nuk ka të drejtë të rrihen sepse është gjyqi për atë punë le ta dënojnë nëse ka bërë vepër këtu por unë e di se vëllai është i pastër për këtë punë”, tha një familjar.

“Kemi informata se është i rrahur keq, pa arsye, nuk e di përse, nuk e di në çfarë shteti jetojmë”, u shpreh një familjar tjetër, shkruan Alsat.

Sipas MPB-së gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, një grup më i madh i të burgosurve kanë bënë rezistencë aktive ku janë lënduar edhe 10 policë, ndërsa janë lënduar edhe disa nga të burgosurit.

“Pas informatave të marra paraprake operative dhe urdhër bastisje nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje në burgun e Idrizovës, në një pavijon gjysmë i hapur, gjatë të cilit janë gjetur 63 celularë, 82 thika, 4 thumba, 71 karikues telefoni dhe drogë. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, një grup më i madh i të burgosurve u mblodh dhe bënë rezistencë aktive, por pas masave dhe aktiviteteve u mposhtën. Në këtë mënyrë u plagosën 10 policë dhe u plagosën edhe disa nga të burgosurit. Pas dokumentimit të rastit do të bëhen parashtresat përkatëse”, tha zëdhënësi I MPB-së, Toni Angellovski.

Advertisement