Kronike
Përleshje me shkopinj mes shqiptarëve dhe rivalëve të tyre në burg, ka të plagosur

Një përleshje mes të burgosurve të armatosur me shkopinj ka ndodhur brenda burgut Bassone në Como të Italisë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes, kur një grup prej dhjetë të burgosurish shqiptarë arritën të hapnin me forcë një portë të brendshme që ndante seksionin e tyre nga ai i rivalëve të tyre, tre të burgosur me origjinë afrikano-veriore.
Por, aksioni është ndërprerë nga efektivët e policisë së burgjeve.
Katër prej policëve, të cilët u plagosën, u trajtuan në urgjencën e spitalit Sant’Anna në Como.
Për të rivendosur qetësinë, policia e burgut të Comos ka marrë përforcime nga Milano.
Gjashtë nga dhjetë të burgosurit shqiptarë u transferuan sot në burgjet e Operas, Vigevanos dhe Kremones.
Arsyet e përplasjes mendohet të jenë për mosmarrëveshjet e mëparshme mes dy grupeve.

