Connect with us

Kosova

Përleshje në Kosovë, vriten dy serbë që sulmuan policinë

Edhe dy sulmues të tjerë të bandave kriminale serbe, janë vrarë në Banjskë të Zvecanit.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Arbresh.info nga vendi i ngjarjes, ekipa e të cilit po qëndron atje.

Ndërsa Policia e Kosovës më herët e ka konfirmuar se njëri nga sulmuesit serbe është vrarë, ndërsa ende nuk ka ndonjë informacion zyrtarë për dy të tjerët.

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit, Policia e Kosovës është sulmuar me armë zjarri në Banjskë të Zvecanit nga grupet kriminale serbe.

Si pasoj e sulmit, një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur./Arbresh.info/

Advertisement