Kronike
Përmbyset makina në aksin Kardhiq-Delvinë, raportohet për…
Një automjet është përmbysur mbrëmjen e sotme në afërsi të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë.
Sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për persona të dëmtuar rëndë.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia mbi asfalt nga reshjet e shiut të kësaj të shtune.