Sport
Përmbysje spektakolare, Chelsea mund Betis në finalen e Conference League dhe shkruan historinë e futbollit europian

Chelsea ka hyrë zyrtarisht në historinë e futbollit europian pas fitores 4-1 ndaj Real Betis në finalen e UEFA Conference League, e zhvilluar në stadiumin neutral Tarczyński Arena. Blutë nga Londra bëhen kështu skuadra e parë në histori që ka fituar të tre kompeticionet kryesore të UEFA-s: Champions League, Europa League dhe tashmë edhe Conference League.
Pavarësisht se Betis kaloi i pari në avantazh në minutën e 9-të me golin e Ez Abde pas një asisti nga Isco, Chelsea reagoi fuqishëm në pjesën e dytë. Enzo Fernández barazoi në minutën e 65-të, dhe më pas Nicolas Jackson përmbysi rezultatin vetëm pesë minuta më vonë. Më pas ishte radha e Jadon Sancho në minutën e 83-të dhe Caicedo në minutën e 92-të vulosi fitoren historike të londinezëve.
UEFA Champions League: 2012, 2021
UEFA Europa League: 2013, 2019
UEFA Conference League: 2025
Kjo arritje e vendos Chelsean si klubin më të plotësuar në garat europiane të UEFA-s, duke e bërë ekipin e vetëm që ka ngritur trofetë e të tre kompeticioneve aktuale madhore të kontinentit.
Chelsea zhvilloi një sezon fantastik në Conference League, duke fituar çdo ndeshje në fazën e ligës. Më pas në play-off pësoi vetëm një humbje kundrejt 5 fitoreve që u përmbyll me një fitore fantastike në finale kundër spanjollëve të Betis, një kompeticion që u transmetua drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

