Aktualitet
Përmbyten rrugët kryesore në Lushnje, ndërpritet energjia elektrike në qytet dhe zona rurale
Moti i keq ka përfshirë sot pjesën më të madhe të vendit duke shaktuar përmbytje dhe vështirësi në qarkullim. Gjithashtu reshje të shumta me intensitet të lartë kanë bërë që disa rrugë në qytetin e Lushnjes të jenë të mbushura me ujë. Siç shihet edhe në pamje rrugët janë të mbushura me ujë.
Po ashtu shumë automjete rrezikojnë defekte të shumta kur kalojnë në disa vende si kryqëzimi i spitalit, bulevardi kryesor dhe disa pika të tjera. Gjithashtu mbrëmja e sotme është shoqëruar edhe me ndërprerje të energjisë elektrike jo vetëm në zonat rurale por edhe në qytetin e Lushnjes.