Connect with us

Bota

Përmbytet Italia, 8 të vdekur dhe 5 mijë të…

Rajoni Italian i Emilia Romagnas përballet me një situatë dramatike për shkak të motit të keq.

Autoritetet e zonës dhe ato të rajoneve fqinje janë në gjendje alarmi pas shirave të rrëmbyer e përmbytjeve. Uji ka pushtuar rrugët nga Cesena në Faenza e Riccione. Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë po hasin vështirësi në përpjekjet e tyre të shpëtimit, e pas një vërshimi të ri të ujrave gjatë natës, banorëve iu bë thirrje të ngjiten në katet e sipërme të shtëpive.

Në Cesena, njerëzit kanë qëndruar në çati duke pritur të largoheshin prej aty me helikopterë.

Në Forlì kryebashkiaku shpalli “situatën më të keqe të përjetuar ndonjëherë”. Shkollat ​​në Bolonja u mbyllën. Tetë persona raportohet të kenë humbur jetën, e mijëra të tjerë janë evakuar prej struktura të përmbytura teksa lumenjtë atje kanë dalë nga shtrati.

Ndërkohë reshjet vazhdojnë, mediat vendase thonë se brenda vetëm 24 orësh, kanë rënë 130 mm. Parashikimet po ashtu nuk premtojnë asgjë të mirë: një alarm i ri i kuq i motit është dhënë nga autoritetet për përmbytje të tjera, rrëshqitje toke dhe stuhi që priten sërish në një pjesë të madhe të Emilia-Romagnas.

Bosnje-Hercegovina dhe Kroacia janë përballur dhe ato ditët e fundit me përmbytjeve masive për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. Lumenjtë Una dhe Krushnica, kanë dalë nga shtrati duke detyruar zyrtarët në të dy vendet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme në disa komuna.

Në Kroaci, qindra 300 trupa ushtarake janë aktivizuar për t’i ardhur në ndihmë njerëzve, ndërsa banorëve të bllokuar në shtëpitë e tyre u janë dërguar ushqime.

Advertisement