Connect with us

Aktualitet

Bilanci i dëmeve në Tropojë/ Ngordhën bagëtitë dhe…

Reshjet e dy ditëve më parë në Tropojë, kanë lënë pas dëme te konsiderueshme në infrastrukturë, bujqësi e blegtori. Njësitë administrative Bytyç, Bujan, Llugaj e Fierzë janë më të prekurat. Disa ura dolën jashtë funksionit për shkak të gërryerjes së argjinaturave dhe pjesëve anësore të tyre, tokat bujqësore me te mbjella u shkatërruan e bagëtitë ngordhën.

Sot kanë mbërritur mjetet e batalionit të Xhenios nga forcat e Armatosura dhe ato të Emergjencave Civile, të cilat kanë nisur punën menjëherë në terren për të rivendosur situatën në ato zona ku është më problematike.

Situata e motit në Tropoje u përkeqësua mbrëmjen e së premtes, ndërsa gjatë natës dhe orëve te para të së  shtunës u shkaktuan edhe dëmet në fshatrat e tre njesive administrative.

Advertisement