Connect with us

Aktualitet

Përmbytjet/ Drejtori i Emergjencave jep detaje

Drejtori i Gatishmërisë dhe Emergjencave, Robert Hysenllari është shprehur ditën e sotme se deri më tani 24 familje janë evakuuar për shkak të përmbytjeve si pasojë e reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin që prej ditës së djeshme.

Ai shtoi se deri më tani në të gjithë vendin 3500 hektarë tokë ndodhen nën ujë.

Ndërkohë në qarkun e Durrësit ka pasur rrëshqitje të dheut, ku ka pasur ndërhyrje. Në qarkun e Tiranës ka pasur probleme, por me ndërhyrje situata është zgjidhur.

Advertisement