Bota
Përmbytjet në Francë dhe Itali, reshjet masive bllokojnë transportin në disa qytete
Reshjet e shiut në Jug të Italisë dhe një pjesë të Francës kanë sjellë dëme kolosale dhe bllokime të rrugëve në qytet kryesore.
Në Francën qëndrore përmbytjet e rënda kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe ndërprerje energjie.
Më shumë se 1 000 njerëz u evakuuan të Premten dhe kryeministri francez, Michel Barnier, tha se zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit morën pjesë në rreth 2 300 operacione
Tani që shiu ka pushuar, shumë banorë janë rikthyer për të gjetur shtëpitë e tyre të shkatërruara nga ujërat e përmbytjeve. Agjencia meteorologjike franceze, Meteo France, tha se në disa zona ra 685 milimetra shi brenda 48 orëve, një shifër rekord kjo për klimën e Francës.
Në Itali, Siçilia rezulton rajoni më i prekur. Vërshimi u ujërave në Katania ka bllokuar qarkullimin në qytet. Energjia u ndërpre disa orë të shtunën, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë kryer.