Connect with us

Bota

Përmbytjet në Itali/ Shqiptarët hiqen si vullnetarë, i vjedhin 6000 euro një çifti

Një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare kanë përfituar nga situata tragjike e një çifti të moshuarish dhe me justifikimin për t’iu pastruar baltën që i kishte rrethuar shtëpinë, iu kanë vjedhur rreth 6 mijë euro, shumë e cila është gjetur nga policia.

Policia italiane në zonën e Ravenës, në Fornaces, vendosi në pranga një burrë dhe një grua shqiptare nën akuzën e grabitjes.

Situata tragjike nga përmbytjet në rajonin e Emilia Romagna ditët e fundit ka shfaqur mijëra vullnetarë duke hequr baltën, duke shpëtuar të moshuarit dhe duke rindërtuar jetë,por fatkeqësisht ka dhe nga ata të cilët po përfitojnë nga situata dhe ndaj më të brishtëve.

Advertisement