Bota
Përmbytjet në Spanjë/ Sanchez njofton masa të reja, 3.6 mld euro për viktimat
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi sot miratimin e një pakete të re për të mbështetur të prekurit nga përmbytjet vdekjeprurëse të 29 tetorit në rajonin e Valencias. Paketa e ndihmës arrin në gati 3.8 miliardë euro. Qeveria njoftoi javën e kaluar se plani në total do të kenë në dispozicion të qytetarëve shumën prej 10.6 miliardë eurosh për të kompensuar tragjedinë që i kushtoi jetën 220 personave.
“Qeveria është e pranishme dhe do të jetë e pranishme me të gjitha mjetet e nevojshme dhe për aq kohë sa të jetë e nevojshme (…) ne do të vazhdojmë të punojmë për të rivendosur normalitetin në zonat e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore,”- premtoi kreu i qeverisë socialiste në një konferencë për shtyp.
Pedro Sanchez tha sot se masat mbështetëse do të shtrihen për më shumë njerëz dhe prona dhe se fermerët do të marrin gjithashtu ndihmë shtesë. Sanchez i krahasoi këto masa me ndërhyrjen e qeverisë për të mbështetur ekonominë gjatë pandemisë Covid-19.
Paketa e ndihmës së parë e shpallur javën e kaluar përfshinte mbështetje për bizneset e vogla dhe të mesme, profesionistët e pavarur dhe familjet që kanë përjetuar vdekje, paaftësi për punë dhe atyre që u është dëmtuar shtëpia apo prona. Zona e prekur, pra Valencia, do të përfitojë edhe ulje taksash, një moratorium tre-mujor mbi pagesat e hipotekave dhe kredive.
Në terren janë edhe mijëra ushtarë, policë, xhandarë dhe punonjës të urgjencës që po riparojnë infrastrukturën e dëmtuar. Por masat e marra nuk e kanë zbutur zemërimin e qytetarëve që pretendojnë se situata u keqmenaxhua nga qeveria. Të shtunën, në sheshin e Valencias dolën më shumë se 130 mijë qytetarë. Ata pretendojnë njëzëri se pasojat mund të ishin shmangur nëse qytetarët do të ishin lajmëruar që të evakuuoheshin nga zona