Connect with us

Kosova

Përpara Kurtit, si fasule të vogla/ Shkrimtari grek krahason politikanët e Ballkanit Perëndimor me…

Shkrimtari dhe kolumnisti grek, Andrej Nikolaidis, në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda”, ka konsideruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund ta rrëzojnë nga pushteti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili, sipas tij, aktualisht është politikani më serioz në Evropën Juglindore, teksa ka bërë edhe një krahasim interesant.

Ai ka vlerësuar se pas largimit të ish-presidentit malazez Millo Gjukanovic, kreu i ekzekutivit kosovar është profili politik më serioz në Evropën Juglindore, dhe ka shtuar se krahasuar me kryeministrin Kurti, politikanët e tjerë ballkanikë duken si “fasule të vogla”.

“Amerikanët nuk mund ta rrëzojnë Kurtin, sepse ai ka mbështetjen e madhe të qytetarëve të Kosovës. Përveç kësaj, ai është shumë i guximshëm dhe nuk është i korruptuar. Po të ishte, do të kishte rënë shumë kohë më parë. Kurti është gati të rezistojë deri në fund dhe këtë e bën me mjeshtëri” – ka thënë shkrimtari dhe kolumnisti grek.

Ditë më parë, publiciti dhe shkrimtari serb, Tomisllav Markoviç, ka deklaruar gjithashtu se kryeministri Kurti, kohën e fundit është vlerësuar si “politikani i vetëm serioz” në Ballkanin Perëndimor, dhe e ka krahasur me ish-udhëheqësin komunist të ish-Republikës Fedarale të Jugosllavisë , Josip Broz Tito, veçanërisht përsa i përket politikës së jashtme.

Advertisement