Connect with us

Aktualitet

Përplasen dy drejtues monopatinash elektrike, përfundojnë në spital

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë.

Mësohet se dy persona që drejtonin të dy monopatina elektrike janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë kanë mbetur të dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë në spital.

Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Advertisement