Kronike
Përplasen dy motorë, dy drejtuesit në spital, njëri drejt Traumës
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2024/11/aksident-5.jpg)
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në një rrugë dytësore në fshatin Dragushë të Lezhës.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy motorçikleta të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e këtij aksidenti, njëri nga drejtuesit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të mëtejshëm. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)