Connect with us

Aktualitet

‘Përplasi kokën në trotuar…’/ Dhuna ndaj avokatit, dëshmitarët japin detaje rreth ngjarjes

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi, gjatë paradites së sotme në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Dëshmitarët kanë treguar për mediat, se në momentin e sulmit ka tentuar të largohet, por është rrëzuar dhe ka përplasur kokën, ku më pas është goditur me grushte dhe sende të forta.

Raportohet se 3 autorët kanë qenë të veshur me të zeza dhe me kapele. Sokol Mëngjesi është dhunuar sapo ka lënë fëmijën në kopsht në zonën e ish-Bllokut.

Sokol Mëngjesi, aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në repartin e reanimacion, dhe mjekët kanë deklaruar se duhet të kalojnë 48-orë që gjendja e tij të stabilizohet.

Advertisement