Connect with us

Kronike

Përplasi për vdekje 22-vjeçaren, ‘arrest shtëpie’ për shoferin 24-vjeçar

Para ditëve në zonën e Ish-Kënetës në Durrës një 24-vjeçar me iniciale I.U duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një këmbësore 22-vjeçare, e identifikuar si Erisa Bislim Aliaj.

Kjo e fundit ka qenë duke kaluar rrugën, kur 24-vjeçari e ka përplasur dhe e ka hedhur në anën tjetër të trotuarit.

Ndërkohë Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për shoferin Indrit Uka, drejtuesin e automjetit, vendim i marrë këtë të premte nga gjyqtari Olti Skrame./joq

Advertisement