Connect with us

Kronike

Del FOTO, kush është 23-vjeçari që vrau shqiptarin në Itali pas përplasjes mes dy bandave

Janë identifikuar viktima dhe autori i përplasjes së përgjakshme mes bandave shqiptare që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Frosinone të Italisë. Mediat italiane raportojnë se viktima është identifikuar si 27-vjeçari Kasen Kasmi, ndërsa autori i arrestuar, 23-vjeçari Mikea Zeka.

Në momentet e para pas të shtënave, u raportua edhe për vdekjen e një të riu të dytë, të cilin burimet shëndetësore e mohuan më pas në orët e vona të mbrëmjes. Gjendja e tij vijon të jetë kritike, ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Në orët e vona të mbrëmjes, përgjatë lumit Cosa, pranë stacionit, u gjetën rrobat e lagura me gjak që vrasësi i dyshuar i hodhi gjatë arratisjes së tij. Ka qenë vetë i riu që ka treguar ku i kishte hedhur rrobat dhe armën. Kjo e fundit ende nuk është gjetur nga policia. Në rrugën paralele me Via Aldo Moro, policia sekuestroi makinën me të cilën grupi i sulmuesve kishte mbërritur në qendër të Frosinone.

Pas vrasjes dyshohet se qëndron lufta për menaxhimin e trafikut të drogës dhe prostitucionit. Ndërkohë kanë nisur hetimet të cilat do të duhet të sqarojnë dhe konstatojnë se çfarë çoi në fundin dramatik të ngjarjes. Krimi i rëndë ndodhi në prani të shumë qytetarëve, mes adoleshentëve dhe familjeve me fëmijë.

Advertisement