Connect with us

Kronike

Përplasja me armë mes dy grupeve, viktimat dyshohen se janë shqiptarë

Përplasje mes bandave kriminale në Greqi. Mediat greke shkruajnë se viktimë e të shtënave me armë zjarri kanë mbetur 6 shqiptarë.

Vrasja ka ndodhur konkretisht mes rrugëve Arionos dhe Acropoleos. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie si edhe ambulanca.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se policia është vënë në kërkim të një automjeti tip “Ford” ngjyrë e zezë. Sakaq theksohet se është qëlluar me armë zjarri 9 mm.

Tre viktima janë gjetur në sediljen e pasme, dy pranë makinës dhe një tjetër është gjetur disa metra më tej. Ky i fundit dyshohet se është shoferi i mjetit.

Advertisement