Connect with us

Politike

Përplasja në Prokurori me Dumanin për luftën kundër krimit/ Reagon Manja: Jemi krah drejtësisë, jo për ta drejtuar

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zhvilluar sot një takim në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme. Pas takimit, këtë pasdite, Manja ka reaguar përmes një statusi të tij në rrjetet sociale lidhur me takimin. Në këtë postim, Manja i ka kthyer edhe përgjigje ndaj drejtuesit të Stukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. Manja i ka quajtur të diskutueshme rekomandimet e ministrit për sistemin e drejtësisë. Ministri shkruan se rekomandimet janë për të fuqizuar akoma më shumë pavarësinë e gjyqësorit.

POSTIMI I PLOTË

Sot në Prokurorinë e Përgjithshme, me mikpritës Prokurorin e Përgjithshëm z. Olsian Çela dhe në prani të Drejtuesit të SPAK z. Altin Dumani, prezantuam prioritetet e Këshillit të Ministrave për luftën kundër kriminalitetit për vitin 2025. Në zemër të këtyre prioriteteve është mbështetja e fuqishme për një sistem prokurorie të pavarur, hetime të pavarura, pa ndikim dhe pa kompromis, në çdo nivel të prokurorisë. Qeveria shqiptare angazhohet për të garantuar kushte optimale që Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të vendosur. Rekomandimet tona janë të qarta: më shumë efikasitet, më shumë transparencë, më shumë përgjegjshmëri dhe mbi të gjitha, më shumë besim nga qytetarët. Ne qëndrojmë krah drejtësisë, jo për ta drejtuar atë, por për ta fuqizuar akoma më shumë pavarësinë e saj— që prokurorët të ndihen të lirë të bëjnë detyrën e tyre, dhe krimi të mos ndiejë më asnjë hapësirë për të vepruar.

Ministri i Drejtësisë prezantoi në Prokurorinë e Përgjithshme rekomandimet e qeverisë në luftën kundër krimit. Por, kreu i SPAK, Altin Dumani shprehu rezerva mbi përmbajtjen dhe qartësinë e disa prej rekomandimeve të paraqitura nga qeveria. Dumani deklaroi se disa nga rekomandimet janë shumë të përgjithshme dhe nuk përcaktojnë objektiva të matëshme, institucione përgjegjëse apo burime konkrete duke rrezikuar të mbeten jo të zbatueshëm.

Advertisement