Connect with us

Politike

Përplasja në Vorë, Policia e referon Flamur Nokën në SPAK për kanosje

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht Flamur Nokën, në lidhje me përplasjen e regjistruar mesditën e sotme në Qendrën e Votimit në Vorë.

Noka është vënë nën hetim për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, teksa materialet i janë referuar SPAK-ut.

Numri 2 i PD-së shkoi në qendrën e votimit në Vorë, ku u përplas me disa “patronazhsitë”, pasi këta të fundit ishin futur në qendrën e votimit pa patur akreditim. Kreu i KZAZ nr. 27, ku nodhi përplasja, konfirmoi për mediat se shtetasi i identifikuar si Bert Xhabafti, u fut në qendrën e votimit duke mbajtur një badge të falsifikuar me emrin Arlind Popa.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pasi komunikimit me Prokurorin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Procedimi në gjendje të lirë nisi pasi në bazë të kallëzimeve të shtetasve Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, ky shtetas ditën e sotme, në Vorë, i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit. Materialet procedurale do t’i referohen SPAK, për hetime të metejshme.” – njofton Policia.

Advertisement