Politike
Përplasja PD-PS/ Braçe-Tabakut: Pse është kaq e lehtë të arrestohen nga e majta

Seanca e sotme plenare s’kaloi pa replika. E kështu ndodhi mes deputetit socialist Erion Braçe dhe asaj demokrate Jorida Tabaku. Braçe u shpreh se është më e lehtë të ketë arrestime nga pala e majtë se ajo e djathtë, teksa u shpreh se arsyeja është kultura e ligjit dhe jo frika ndaj tij.
Nga ana tjetër, Tabaku i tha se nuk i trembet ligjit, ndërsa shtoi se deputetët duhet të kenë frikë nga ligji në tërësi.
Braçe: Pse është kaq e lehtë të arrestohen nga e majta dhe pse kaq e pamundur të arrestohen në të djathtën. Ka një diferencë të madhe dhe qëndron te kultura e ligjit. Jo frika ndaj ligjit, por te kultura ndaj ligjit, aq sa ke kapacitetin ku të mos çedosh në raport me ligjin. Që pas reformës në drejtësi kam vendosur të mos flas këtu për vendimet e gjyqësorit. Nëse ka një gjë që nuk i bën nder drejtësisë është parade e politikanëve të zhytur në fyt me kallëzime në dyert e drejtësisë. Nëse ka pasur një pyetje që mund të ishte e pamundur por u bë në Komisionin e Ligjeve ishte a ndjeni ju presionin e politikanëve dhe përgjigja ishte negative. Nëse vazhdon kjo këngë nuk do ketë drejtësi asnjëherë.
Tabaku: Unë kam frikë nga ligji zoti Braçe. Deputetët duhet të kenë frikë nga ligji, Drejtësia nuk ka qenë kurrë në dorën time dhe vetëm e kam inkurajuar. Ne këtë duhet të arrijmë sot.

