Connect with us

Kosova

Përplasja Serbi-Kosovë dhe lufta e re në Ballkan

Gjatë një reagimi për “Newsweek”, ambasadorët e Serbisë dhe Kosovës kanë paralajmëruar se një rigjallërim i grindjes së tyre dhjetëvjeçare, të nxitur nga ndarjet etnike dhe territoriale rrezikon të prodhojë një krize të re në një kontinent tashmë të ndikuar shumë nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Fërkimet midis 2 vendeve i kanë rrënjët në shpërbërjen e trazuar të Jugosllavisë, një federatë multietnike socialiste në Europën Juglindore, e cila u shemb në vitet 1990 në shtetet pasardhëse të Bosnje Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Sllovenisë.

Statusi i Kosovës mbetet një çështje e mosmarrëveshjes ndërkombëtare që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Një shumicë ende e pamjaftueshme e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe pjesën më të madhe të NATO-s dhe Bashkimit Europian, e shohin Kosovën si një republikë të pavarur.

Ndërsa gati gjysma e botës, nuk e konsideron Kosovën si subjekt politik të ndarë nga Serbia.

Një paqe e brishtë është ruajtur falë një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare, por asnjëra prej tyre nuk ka arritur që t’i sheshojë këto armiqësi që e mundojnë ende qendrën e Ballkanit.

Kosova ka një shumicë të konsiderueshme të shqiptarëve etnike, por atje jetojnë edhe komunitetet e pakicave, duke përfshirë boshnjakët dhe serbët. Për këta të fundit, zyrtarët serbë në Beograd pretendojnë se janë në shënjestër të autoriteteve kosovare dhe viktima të praktikave diskriminuese.

Në një nga incidentet e fundit, shkarkimi muajin e kaluar i një oficeri të policisë serbe të Kosovës për shkak të refuzimit të tij për të ndërruar targat e tij të vjetra serbe me targat e Kosovës, solli një dorëheqje masive në mesin e oficerëve dhe ligjvënësve serbo-kosovarë.

Trazirat u përshkallëzuan këtë muaj me arrestimin e një polici tjetër serb të Kosovës, i akuzuar nga autoritetet e Kosovës për terrorizëm, teksa ka pasur raportime për përleshje me armë midis serbëve dhe policisë së Kosovës, si dhe sulme ndaj personelit të Bashkimit Europian.

Për shkak të këtyre trazirave, Serbia ka paralajmëruar hapur dërgimin e trupave në Kosovë.

“Beogradi ka qenë dhe do të jetë gjithmonë pjesëmarrës konstruktiv në dialog, duke mbrojtur paqen, stabilitetin dhe kompromisin. Por Prishtina, kryen vazhdimisht akte provokative dhe të njëanshme në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjen e Brukselit të lehtësuar nga BE-ja. Masat e fundit paraqesin një kërcënim ekzistencial të sigurisë për popullatën serbe dhe të drejtat e tyre, duke rrezikuar kështu paqen dhe e rritur më tej mosbesimin ndëretnik”- tha për “Newsweek” ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriç.

“Prandaj, ne kërkojmë lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar dhe po përpiqemi të gjejmë mënyra për të depërshkallëzuar situatën, dhe për të zbutur tensionet në veri të Kosovës. Fatkeqësisht, 2022-shi është një vit rekord për nga numri i incidenteve të motivuara etnikisht, ndalimeve të paligjshme dhe të pabaza, sulmeve ndaj serbëve, pronës së tyre dhe trashëgimisë fetare, historike dhe kulturore serbe”-shtoi ai.

Ndërkohë duke folur nga ambasada e Kosovës në Uashington, që ndodhet më pak se 3 km larg homologes serbe, ambasadori Ilir Dugolli argumentoi se “ajo që po shohim është e fundit në listën e gjatë të përpjekjeve të Serbisë për të destabilizuar Kosovën”.

“Regjimi autokratik në Beograd, është i angazhuar në përpjekje të vazhdueshme për të shkaktuar trazira. Dhe ata po e bëjnë këtë jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende të tjera si Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovinë”- u shpreh Dugolli për “Newsweek”.

Dugolli theksoi se “motivimi kryesor për këto përpjekje” mund të gjendet në ndikimin e vazhdueshëm të ish-udhëheqësit serb dhe jugosllav Sllobodan Millosheviç, i cili i rezistoi shpërbërjes së Jugosllavisë dhe i mbështeti revoltat nacionaliste serbe në të gjithë Ballkanin në mesin e luftërave të përgjakshme që nxitën ndërhyrjen e drejtpërdrejtë e NATO-s. Millosheviç u rrëzua nga pushteti në vitin 2000, dhe u transferua në Hagë për t’u përballur me akuzat për krime lufte, por vdiq në qelinë e tij në 2006.

Ambasadori i Kosovës i mbrojti edhe veprimet e fundit të zbatimit të ligjit në veri të vendit, duke thënë se “arrestimi i një ish-polici, që dyshohet se ka kryer një sulm terrorist kundër objekteve të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, është vetëm një pretekst për këto sulme” të organizuara nga Serbia.

“Beogradi është qartazi i interesuar të sabotojë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, në qendër të së cilës duhet të jenë njohjet e ndërsjella ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, diçka që e kanë bërë të qartë një sërë liderësh dhe institucionesh, nga presidenti amerikan Xho Bajden deri tek Parlamenti Europian. Për më tepër, është e rëndësishme të theksohet se kjo është një taktikë e palës serbe për të vendosur barriera shtesë për integrimin e Kosovës në Bashkimin Europian”- shtoi diplomati kosovar.

BE-ja e ka konsideruar Kosovën një kandidate të mundshme për anëtarësim dhe Prishtina ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim të enjten e shkuar, nën sfondin e përkeqësimit të tensioneve me Beogradin. “Ndjenja e rreme e urgjencës e krijuar përmes dezinformimit dhe manipulimit të mediave, formon një perceptim të rremë të tensioneve etnike, sikur Kosova po i vë në rrezik qytetarët e saj etnikë serbë. Megjithatë, kjo narrativë nuk ka asnjë bazë në realitet dhe është vetëm një mjet për të fituar simpatinë nga komuniteti ndërkombëtar.

Në realitet, Beogradi është siguruar të kërcënojë dhe të mos e lejojë lidershipin lokal serb në Kosovë që largohet nga politika e presidentit Vuçiç. Në anën tjetër, nuk ka raste të dokumentuara të shkeljes sistematike të të drejtave të serbëve të Kosovës nga qeveria e Kosovës”- thotë Dugolli.

Mosmarrëveshja e vazhdueshme Kosovë-Serbi, zhvillohet në sfondin e rivaliteteve më të gjera gjeopolitike, të cilat kanë pasur prej kohësh një ndikim shumë të madh në Ballkan. Ndërsa Kosova ka hedhur hapa seriozë për të ndërtuar marrëdhënie me Perëndimin dhe aleatët e saj, Serbia ka mbajtur lidhje të ngushta me Rusinë, së bashku me vende të tjera shpesh kritike ndaj politikave perëndimore.

“Mos harroni se përmes përshkallëzimeve dhe tensioneve, Serbia synon vazhdimisht të shpërqendrojë vëmendjen nga aktivitetet e saj në fusha të tjera, qoftë ky refuzimi për të harmonizuar politikën e jashtme me BE-në dhe SHBA-në lidhur me sanksionet kundër Rusisë, apo zgjerimin e bashkëpunimit me Iranin, Venezuelën dhe regjime të tjera të ngjashme”- shprehet ambasador i Kosovës në SHBA.

Moska ka shprehur vazhdimisht mbështetje për pozicionin e Beogradit. Ambasadorin rus në Serbi, Aleksandër Botshan-Karçenk deklaroi se fundmi:Ne qëndrojmë së bashku me miqtë tanë serbë. Një retorikë e tillë ka ngritur shqetësime në Kosovë, pasi Serbia kërcënoi se mund të vendosë njësi ushtarake në atë që ajo e konsideron si krahinën e saj, diçka për të cilën Dugolli tha se do t’i rezistohej me të gjitha mjetet.

“Në territorin e Republikës së Kosovës nuk do të ketë më policë dhe ushtarë nga Serbia, dhe ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të realizohet kurrë. Kjo nuk do të thotë se deklaratat dhe veprimet e Serbisë nuk duhet të alarmojnë të gjithë ata që kujdesen për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Kërcënimet e Serbisë nëpërmjet forcave të armatosura duhet t’i zemërojnë të gjithë”- theksoi ai.

Kosova

Si dhimbja e dhëmbit, ja si Kupchan e krahason Asociacionin

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe që u bë edhe më e zëshme, si kushtëzim për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

E sipas profesorit amerikan të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Charles Kupchan nisma për themelimin e Asociacionit, është e rëndë për Qeverinë kosovare.

“Mendoj që vendimi për përgatitje dhe implementimin e Asociacionit është vendim i rëndë dhe i dhimbshëm për qeverinë e Kosovës. Është siç themi ne në SHBA, sikur të nxjerrësh dhëmbin. Është i dhimbshëm, njerëzit nuk duan ta bëjnë. Ajo çfarë shohim ne këtu, është se BE-ja ne pergjithesi dhe Këshilli i Evropës ne veçnati po krijojnë nxitje për të implementuar vendime të rënda, duke ofruar leva politike, që Albin Kurti të thotë: Nëse duam të pranohemi në Këshillin e Evropës, duhet ta bëjmë asociacionin”, ka deklaruar Kupchan.

Sipas tij, faktori ndërkombëtar do veprojë ngjashëm edhe ndaj Serbisë, duke rritur presionin për ta pranuar marrëveshjen e Ohrit.

“Taktikë e njëjtë do të përdoret edhe ndaj Serbisë duke marrë parasysh që kemi një marrëveshje të gatshme, Marrëveshjen e Ohrit, e cila deri tani nuk ka arritur që të shtyjë Serbinë dhe Kosovën të lëvizin drejt implementimit. Tani po shohim Unionin Europian dhe KiE që kanë nisur të shfrytezojnë leva politike me shpresën se do ta shtyjnë përpara këtë proces normalizimi” – deklaroi profesori amerikan të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, I cili duke folur per ngjarjen në Banjskë tha se Milan Radojicic ende po vazhdon të mbetet i lire dhe vlerësoi se sjellja e tij para drejtësisë do të marrë kohë.

Continue Reading

Kosova

Daçiç ngatërron postet, parashikon fatin e Kosovës nëse do ishte sot në OKB

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç tha se rezoluta për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nën maskën e luftës kundër gjenocidit po politizohet si temë.

Ai për TV Prva theksoi se nëse çështja e Kosovës do të ishte në agjendën e këtij organi, Perëndimi me siguri do të përjetonte fiasko dhe se sipas tij, është e vështirë të thuhet nëse numërimi i votave pro dhe kundër rezolutës për Srebrenicën duhet të trajtohet nga këndvështrimi i marrëdhënieve dypalëshe apo nën hijen e presionit të ushtruar mbi ato vende.

“Ka vende jashtëzakonisht mike me Serbinë që janë në një situatë shumë të vështirë presioni nga vendet perëndimore. Jo vetëm nga ato që propozuan zyrtarisht rezolutën, por edhe nga ato vende që i qasen çështjes duke mos toleruar që dikush të përpiqet ta përmbysë atë rezolutë. Po të ishte çështja e Kosovës në rendin e ditës të Asamblesë së Përgjithshme, mund të themi me bindje të plotë se do të përjetonin një fiasko, prandaj nuk është në rend dite, sepse ata e dinë se nuk mund ta kalojnë Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së” – theksoi  Ivica Daçiç

Continue Reading

Kosova

OKB i vë kapakun Vuçiçit, arrihet pajtueshmëria për tekstin e rezolutës për Srebrenicën

Ambasadori i Bosnje-Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Zllatko Llagumxhija ka bërë të ditur se është arritur pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë dhe se ndryshimet përfshijnë shprehjen “sipas të drejtës ndërkombëtare” dhe shprehja “jokolektive” është zëvendësuar me “individuale”.

“Ne kemi qenë të heshtur ndaj mohuesve të gjenocidit ndërsa ata kanë festuar dhe teksa kanë ‘caktuar’ e më pas ‘anuluar’ mbledhje joekzistente të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si dhe bënin vlerësime për Rezolutën para se ta lexonin dhe para se të finalizohej teksti I saj”- ka thënë Llagumxhija në një postim në X duke shtuar se “fjala e vetme që nuk u rri mire kundërshtuesve është gjenocidi.

Ndonëse për tekstin e rezolutës në parim janë pajtuar shumë vende që e kanë përkrahur nismën, Mali i Zi ka kërkuar disa ndryshime shtesë.

“Srebrenica ka marrë vëmendje globale në muajt e fundit – si simbol i luftës për drejtësi, për të vërtetën, pajtimin, mësimin dhe si simbol i luftës kundër mohimit të gjenocidit”- ka thënë ambasadori.

Sipas tij rishikimi final i rezolutës, që do të prezantohet para të gjitha vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara më 23 maj, të bëjë që tani në tekst të përmendet se “përgjegjësia kriminale, nën ligjin ndërkombëtar, për krimin e gjenocidit, nuk mund të aplikohet ndaj asnjë komuniteti etnik apo fetar në tërësi”.

Rezoluta e iniciuar prej Gjermanisë dhe Ruandës kërkon që 11 korriku të shpallet Ditë Ndërkombëtare për Kujtimin e Gjenocidit në Srebrenicë ndersa dhe u referohet fakteve të gjykatave ndërkombëtare dhe atyre vendase.

Për gjenocidin ndaj mbi 8.000 burrave dhe djemve myslimanë në rajonin e Srebrenicës më 1995, janë dënuar më shumë se 50 persona me gati 700 vjet burgim.

Në mesin e tyre janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiç, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç.

Dhe teksa ky krim konsiderohet më i rëndi në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, Beogradi zyrtar dhe autoritetet e entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Republikës Sërpska, nuk e pranojnë të jetë kryer gjenocid në Srebrenicë ndersa Presidenti serb, Aleksander Vucic e ka quajtur këtë rezolutë si deklaratë politike dhe ka pyetur nëse synimi është “rishikim i një padie kundër Serbisë, apo mbledhje e dëmeve të luftës?”, ndersa Brukseli ka thënë më 14 maj se nuk ka vend në Bashkimin Evropian për ata që e mohojnë gjenocidin në Srebrenicë.

Continue Reading

Kosova

Ndërkombëtarët kërkojnë Zajedincën e Albin Kurtit, Mustafa ‘armatoset’ me akuza

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po kërkon nga Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Albin Kurti, që në Gjykatën Kushtetuese ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili derivon nga Marrëveshja Bazë (Bruksel më 27 shkurt, Ohër më 18 mars 2023), dhe jo atë që ai e ka nënshkruar në vitn 2015, apo ish-kryeministri tjetër Hashim Thaçi, në vitin 2013.

“Ndërkombëtarët tani po e kërkojnë Asociacionin sipas marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit të Kurtit të vitit 2023 që në fakt emërtohet si Asociacion, por është autonomi politike territoriale në komunat ku serbët janë shumicë. Prandaj, s’ka asgjë të përbashkët me atë të vitit 2013 dhe dokumentin e vitit 2015” – theksoi ish kryeministri.

Persa i përket propozimit të qeverisë për ta shkruar dhe për ta dërguar një draft-statut të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit maj, ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), vlerësoi se dërgimi i një drafti të tillë në Kushtetuese që nuk është i dakorduar në procesin e dialogut, përveç që “paradoksal” është, sipas tij, edhe “joserioz”.

Mustafa, ndër të tjera, argumenton se në Kushtetuese mund të përcillen vetëm dokumente të aprovuara paraprakisht nga Qeveria, e cila fillimisht duhet të jetë e derivuar “nga një pajtim i palëve në proces të dialogut”.

Ndërsa, persa i përket transformimit të kryeministrit Kurti, nga kundërshtuesi më i madh, te i pari që propozon të dërgojë draft-statut për Asociacion në Kushtetuese, sipas tij, flet “qartë për karakterin mashtrues dhe të rrezikshëm të qeverisë” ndërsa “LVV iu është shitur qytetarëve si qeveri e shpresës” – potencoi Isa Mustafa.

Continue Reading

Kosova

Kosova sakrifikohet nga Orban për të mbajtur afër Serbinë

Alejandro Esteso Perez, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, duke komentuar rreth politikës së jashtme hungareze, konsideroi se pavarësisht marrëdhënieve realitivisht të mira midis Kosovës dhe Hungarisë, kjo e fundit pritet të anojë nga Serbia në të ardhmen, duke rrezikuar interesat e shtetit të Kosovës.

Edhe pse Hungaria e njeh pavarësinë e Kosovës, ajo nuk ofron të njëjtin nivel të mbështetjes politike sikurse vendet e tjera që e njohin shtetin e vogël ballkanik. E përveç pesëshes evropiane – Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro – që refuzojnë ta njohin Kosovës, shteti hungarez nën kryeministrin Viktor Orban mban qëndrim të ashpër ndaj vendit.

Në kohën kur Kosova angazhohet në dy procese paralele për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian (BE) dhe Këshillin e Evropës (KiE), duke patur parasysh deklaraten zyrtare se shteti hungarez pret qe Kosova duhet të rregullojë marrëdhëniet me Serbinë përpara integrimeve evropiane, tani duhet të merret parasysh mundësia që Hungaria të ketë një qëndrim konsistent dhe të votojë në mënyrë të përsëritur kundër Kosovës.

“E ndërsa raportet midis Hungarisë dhe Serbisë – lidhja më e fortë – do të lulëzojnë në një sferë ndërkombëtare të autoritarizmit në rritje, shteti i Kosovës – lidhja më e dobët – është i detyruar të luftojë për më shumë mbështetje nga demokracitë e BE-së” – potencoi Perez, i cili shtoi se nëse demokracitë e BE-së nuk rritin ambiciet, do të konsolidohet iliberalizmi.

Nga 1 korriku 2024, hungarezët do ta marrin presidencën e radhës të Këshillit të BE-së për një periudhë gjashtëmujore. Duke pasur parasysh trashëgiminë kontraverse të Orbanit në sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shumë liderë të BE-së shprehen të shqetësuar për presidencën e Hungarisë që pritet të zgjasë deri më 31 dhjetor 2024.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING