Connect with us

Politike

Përplasja te “Nisma Shqipëria Bëhet”, ironizon Sula: Kur do t’i bësh gropën tjetrit dhe bie vetë, e paralajmërova…

Deputeti Dashnor Sula, ka ironizuar situatën e krijuar në Koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Reagimi i Dashnor Sulës:

Kur do t’i bësh gropën tjetrit dhe bie vetë”, kjo është ajo që po ndodh me Adriatik Lapajn, të cilin e paralajmërova për një skemë të tillë, kur më tha se kandidatët në listë të mbyllur në Elbasan do të jepnin dorëheqjen nëse unë do të kandidoja në këtë qark për subjektin që ai përfaqëson.

Në atë kohë i kërkova zotit Lapaj që në listë të mbyllur të vendosja një familjarin tim dhe ai/ajo të jepte dorëheqjen pasi të fitoja në listë të hapur. Zoti Lapaj kërkonte që unë të besoja te ajo që sot po e lë atë jashtë parlamentit të Shqipërisë. Kjo tregon se partitë e reja kanë mëndësitë e partive të vjetra….

Advertisement