Bota
Përplasje mbi tarifat/ Trump i ashpër me Kinën: Na ka shfrytëzuar për vite me radhë

Në një postim të gjatë në Truth Social, Donald Trump dërgoi një mesazh të ri optimizmi për rrugën e ekonomisë amerikane, duke pretenduar se “çmimet e naftës dhe normat e interesit po bien” .
(Rezerva Federale që lëviz ngadalë duhet t’i ulë ato!), çmimet e ushqimeve po bien” dhe se “nuk ka inflacion”.
Presidenti amerikan theksoi se SHBA-të, të cilat ai i quajti “të abuzuara prej kohësh”, mbledhin miliarda dollarë çdo javë nga tarifat e vendosura tashmë ndaj vendeve që ai akuzon se përfitojnë prej tyre.
Trump sulmoi veçanërisht Kinën, duke e quajtur atë “shfrytëzuesin më të madh nga të gjithë”, duke thënë se tregjet e saj po “kolapsoheshin”, ndërsa kritikoi vendimin e saj për të rritur tarifat e veta me 34% – një rritje që ai tha se ishte në krye të “tarifave tashmë qesharake të larta” që ajo ka vendosur prej vitesh.
Ai u ankua gjithashtu se Pekini kishte injoruar paralajmërimet e tij për të mos u hakmarrë, duke vënë në dukje se “ata kanë fituar shumë gjatë dekadave, duke përfituar nga Amerika e vjetër e mirë”.
Në përfundim të postimit të tij, Trump fajësoi administratat e mëparshme për situatën që ai tha se trashëgoi: “Udhëheqësit” e së kaluarës janë fajtorë që lejuan që e gjithë kjo të ndodhë në vendin tonë.” Mesazhi i tij mbyllet me sloganin: “Make America Great Again”.

