Connect with us

Politike

Përplasje me Manastirliun/ Xhixho: Na futet në shkolla pedofila….

 Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka renditur disa nga skandalet që kanë ndodhur me arsimin në vend. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Xhixho ka theksuar se nga pedofilat në shkollë në vitin 2021 ne kemi ardhur në vitin 2024 te profesorat e artit që shpërndajnë drogë. Po ashtu Erisa ka kërkuar nga Ministria një analizë se përse kemi rënë në rezultatet e PISA-s.

“A ka ministria një analizë të thelluar se përse erdhëm në këtë seancë. Përcjell këtu shqetësimin e mijërave prindërve që nuk kanë besim te shkolla. Është skandaloze si abuzohet me besimin e prindërve që përditë u flitet në tv për paketën në shkolla. Në 2021 na futet pedofilët në shkolla, me skandalin në Berat dhe drejtorin e  Lushnjës. Tani shkollës ia besojmë njerëzve të drogës. Ne atëherë propozuam regjistrin e abuzuesve seksualë, sot nuk është funksional, duke lënë të pambrojtur fëmijët tanë. Qershia mbi tortë, ku profesori i artit shpërndante drogë, është alarmant. Asnjë masë ndëshkuese, ku në një vend evropian dorëheqja juaj duhet të ishte akti më normal. Sot mësuesit janë kthyer në burokratë letrash. Sukseset reale i treguan shumë qartë rezultatet e PISA-s,” tha Xhixho.

Advertisement