Connect with us

Aktualitet

Përplasje mes dy shoferave të urbaneve, qytetari: Ecnin si të çmendur

Ndodh shpesh në kryeqytet që shoferët e urbaneve tentojnë të parakalojnë një tjetër urban që është pranë tyre. E në shumicën e rasteve rrezikohet edhe jeta e pasagjerëve mirëpo sot, shoferët nuk e kanë lënë me aq. Shoferi i autobusit të Institutit është filmuar duke u konfliktuar me fjalë me shoferin e Kamzës, sepse i prenë rrugën njëri-tjetrit.

‘A të vjen zor?‘- dëgjohet të thotë shoferi i një prej urbanëve, teksa mjeti ka ndaluar. Ndërkohë, pasagjerët kanë mbetur të shokuar e janë ‘sy e veshë’ për të dëgjuar atë që po ndodh.

‘I prenë rrugën njëri-tjetrit, ecnin si të çmendur‘- thotë qytetari për ‘JOQ’.

Përveç këtij rast, në urbanet në Tiranë ndodh shpesh që të ketë vjedhje, ofendime dhe dhunë. Le të mos përmendim faktin se mbërrijnë me vonesë në stacione./Dosja.al

Advertisement