Connect with us

Pinknews

Përplasje mes Rozanës dhe Gjestit: Një fëmijë si ti nuk do ta doja kurrë

Mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të spektaklit, Rozana Radi dhe Gjesti patën një përplasje të ashpër në dhomën e gjumit, ndërsa banorët e tjerë ishin shtrirë për të fjetur.

Gjesti e akuzoi Rozanën për provokime, duke i thënë: “Ti duke provokuar në Prime del me skandal më shumë se unë. Unë kurrë nuk i kam provokuar vajzat”.

Rozana iu përgjigj me ton të prerë: “Gjesti, më dëgjo me respekt! Boll fole budallallëqe”.

Tensioni u rrit edhe më tej kur Gjesti i tha: “Mos u zhvesh më ashtu, mbaje marren tënde. Ndalu Rozana Radi, i ki do vjet”.

Pas kësaj, Rozana iu afrua krevatit të tij, por ai e refuzoi: “Të lutem, mos mu afro! Më lër të qetë, je duke më ndjekur”.

Në fund, debati mori një kthesë edhe më të ashpër kur Rozana i tha: “Nëna jote është nëna jote, unë nuk jam nëna jote. Një fëmijë si ti nuk do ta doja kurrë”.

Përplasja e tyre ka ndezur debat mes shikuesve, duke shkaktuar diskutime të shumta për dinamikën mes tyre brenda shtëpisë

Advertisement