Connect with us

Rajon

Përplasje mes të burgosurve pakistanezë dhe shqiptarë në burgun grek, raportohet për të plagosur

Një përleshje mes të burgosurve ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në burgun e Domokos në Greqi. Si pasojë e përplasjes shtatë të burgosur janë transferuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lamisë, dy prej të cilëve janë ende të shtruar.

Ngjarja ka ndodhur në një krah të Qendrës së Paraburgimit mes të huajve, shqiptarëve dhe pakistanezëve dhe për pasojë një 32-vjeçar pakistanez ka mbetur i plagosur rëndë në trup dhe në kokë, si dhe është goditur me thikë në bark.

Gjashtë të plagosurit e tjerë që u dërguan në Spitalin e Lamisë, kishin të nxira në pjesë të ndryshme të trupit dhe disa prej tyre kishin shenja nga një send i mprehtë. Gjithashtu për ngjarjen është njoftuar Prokuroria kompetente e Lamisë, ndërsa është ngritur edhe shkresa përkatëse.

Advertisement