Connect with us

Kosova

Përplasjet/ Bullgaria dënon dhunën ndaj trupave të KFOR

 Bullgaria pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës, ka dënuar fuqishëm dhunën ndaj forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR). Ministria e Punëve të Jashtme në një postim në Twitter ka shprehur solidaritetin e plotë me ushtarakët e plagosur dhe u ka bërë thirrje palëve për zbatimin e marrëveshjes.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve për de-përshkallëzim. Zbatimi i marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE mbetet e vetmja rrugë përpara”, shkruan ministria.

Dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim.

Advertisement