Connect with us

Politike

Përplasjet me Shqipërinë dhe RMV…Varet nga tre kushte…

Ministri i Jashtëm George Gerapetritis tha të martën se kundërshtimet e Greqisë ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk janë të natyrës dypalëshe, por prekin acquis evropiane (tërësinë e të drejtave dhe e detyrimeve të përbashkëta që i bashkon të gjitha Shtetet Anëtare të Bashkimin Europian)

Duke folur në Tryezën e Rrumbullakët të 28-të Vjetore të Qeverisë Ekonomike, lidhur me perspektivat evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Gerapetritis theksoi rëndësinë e ruajtjes së vazhdueshme të së drejtës ndërkombëtare, duke shprehur shqetësimet për sundimin e ligjit në Shqipëri dhe duke riafirmuar angazhimin e Greqisë ndaj Marrëveshjes së Prespës me Maqedoninë e Veriut.

Ministri tha se perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor varet nga tre kushte: acquis, ligji dhe traktatet ndërkombëtare dhe demokracia dhe sundimi i ligjit.

 

“Nuk mund të ketë zbritje për këto çështje”, theksoi ai, duke vënë në dukje gjithashtu mbështetjen e vendosur të Athinës për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, shkruan Kathimerini.

Ndërkohë, kryeministri Kyriakos Mitsotakis priti presidentin bullgar Rumen Radev të martën në Mansionin Maximos. Athina dhe Sofja përballen me një sfidë të përbashkët të paraqitur nga qeveria e re nacionaliste në Shkup, e cila sipas tyre me vetëdije po minon marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut me dy fqinjët e saj.

Advertisement