Politike
Përplasjet në Kuvend/ Koka: Opozita bëri atë që priste prej kohësh faktori ndërkombëtar
Gazetari Bledian Koka komentoi jehonën ndërkombëtare të përplasjes së djeshme në Kuvendin e Shqipërisë, e cila u raportua edhe nga televizioni nga Fox News.
Sipas Kokës, ngjarja është trajtuar nga gazetarja investigative dhe korrespondentja e luftës Efrat Lachter, e njohur për raportimet e saj nga zona krizash dhe konflikti si Ukraina, Rusia, Iraku, Siria, Sudani dhe Afganistani. Koka theksoi se profili i gazetares dhe fakti që ajo raporton zakonisht nga vatra lufte, e bën raportimin për Shqipërinë një sinjal serioz alarmi.
“Fox News, një nga mediat kryesore dhe më të ndjekura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka pasur dje Shqipërinë titull kryesor: deputetët e opozitës ndezin flakadanë dhe përplasen me policinë në parlament për shkak të akuzave për korrupsion ndaj qeverisë”, u shpreh Koka. Ai nënvizoi se raportimi nga një gazetare e këtij niveli e vendos Shqipërinë në të njëjtin trajtim mediatik me vende që përballen me kriza të rënda politike dhe institucionale.
Duke iu referuar debatit mbi rolin e opozitës, Koka tha se kjo ishte pikërisht ajo që është kërkuar prej saj: aksion politik që tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Sipas tij, për herë të parë pas katër vitesh, opozita arriti të marrë kontrollin e skenës parlamentare.
“Kryeministri dhe zëvendëskryeministri mungonin, ndërsa niveli më i lartë përfaqësues i qeverisë në sallë ishte ministri për Parlamentin. Ndërkohë, e gjithë opozita ishte aty ku duhej të ishte”, deklaroi Koka.
Ai shtoi se sjellja e sotme e opozitës tregoi se ajo ka vendosur të reagojë dhe të shfaqet, duke përmbushur pritshmëritë edhe të faktorëve ndërkombëtarë, dhe jo të qëndrojë pasive përballë zhvillimeve politike në vend.
Koka:
Te raportimi që është bërë jo vetëm nga aty, por nga Fox News-i i artikullit dhe po shikoja si me thënë, tipologjinë e gazetares që e ka raportuar, që është pikërisht Efrat Lachter, e cila është një gazetare investigative dhe korrespondente lufte.
Po shikoje biografinë se kush është gazetari që ka raportuar përplasjet në, në parlamentin e Shqipërisë. Është zonja Efrat Lachter, e cila është gazetare investigative dhe korrespondente lufte. Ka punuar në 40 vende, përfshirë edhe Ukrainën, Rusinë, Irakun, Sirinë, Sudanin dhe Afganistanin. Dhe ajo është, si me thënë, edhe përfituese e një çmimi, fellowship në Knight Wallace, fellowship journalist.
Pra është ngjarje serioze dhe gazetarja që raporton për Fox News-in në vendet me krizat më të thella, më serioze dhe kjo kam përshtypjen është alarm, sot është marrë dhe është ulur dhe ka trajtuar atë që ka ndodhur në parlamentin e Shqipërisë.
Pra, ideja, tani të nisim pak nga, nga ehoja që ka në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fox News-i besoj të gjithë bien dakord që është media kryesore dhe ndër më të ndjekurat për shkak të qëndrimit që ka me administratën aktuale amerikane dhe që gjithnjë e më shumë po raporton , në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dje, në median kryesore amerikane, Shqipëria si titull kryesor është: Opozita shqiptare dhe deputetët e opozitës shqiptare ndezin flakadanë, përplasen me policinë në parlament për shkak të akuzave për korrupsion të qeverisë, kuptohet. Dhe këtë e thashë edhe një herë, e bën një gazetare e cila në Fox News raporton për luftën, është investigative dhe të tregova dhe vendet se nga ka raportuar: Rusi, Sudan, Siri, Afganistan dhe normalisht Shqipëria.
Pra, vendet që janë homologe me ne. Në mënyrën se si trajtohet.
Dhe meqë jemi tek replika me Gencin, Genci në fakt ka kërkuar fiks këtë gjënë. Që opozita, si me thënë, duhet të bëjë aksionet e veta dhe kjo gjëja do duhet të dali në mediat ndërkombëtare. Pra sot, realisht, mendoj që ishte fiks ky momenti për ta bërë. Pra opozita, po themi se dikush do i bëjë gjyqin opozitës, normalisht, në darkë, pse e bëri këtë sjellje.
Unë mendoj, unë mendoj që ndoshta mbas katër vitesh, po doni edhe me këtë sesionin e ri, për herë të parë mendoj që opozita ishte ajo që e mori nën kontroll parlamentin. Po ta shikoni edhe skenografinë, kemi opozitën që i imponohet parlamentit dhe aty mungon kryeministri, mungon edhe zëvendëskryeministri. Pra, sot niveli më i lartë përfaqësues i qeverisë në parlamentin e Shqipërisë ishte ministri për parlamentin, që është zoti Gogu.
Dhe sigurisht edhe kryetari i grupit. Pra, praktikisht dje e gjithë opozita ishte aty ku duhet të ishte, duke mos bërë më gjasme, duke refuzuar të gjithë ata akuza që ka pasur nën kurriz se kjo shkon dhe ulet në prehërin e Edi Ramës dhe në ditën më të zezë të Edi Ramës bën gallatë me veten e vet.