Connect with us

Kronike

Përplasjet në votim/ Spaho dhe Aliolli thirren për të dëshmuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho dhe kandidatja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Korçën, Ledina Aliolli mësohet se janë thirrur në Policinë e Vlorës, për të vërtetuar pretendimet e tyre lidhur me incidentet që kanë ndodhur në fshatin Zvezdë. Disa orë më parë deputeti u përplas me 2 persona të tjerë, ndërsa nga ana tjetër, Aliolli u shpreh se në lagjen nr. 17, Korçë, punonjës të administratës publike po intimidojnë votuesit.

“Në lidhje me dy raste të publikuara në media, njëri prej tyre deklarata e kandidates së PD-së shtetases L. A., e cila pretendon se në lagjen nr. 17, Korçë, punonjës të administratës publike po intimidojnë votuesit, ndërsa rasti tjetër një video ku shfaqet deputeti i PD-së shtetasi E.S., duke u konfrontuar fizikisht me një shtetas në një qendër votimi në fshatin Zvezdë, Maliq, me pretendimin se ai shtetas po intimidonte votuesit, ju informojmë se: Në të dy rastet është komunikuar me kandidaten L. A. dhe deputetin E. S., ku u është kërkuar që të paraqiten në Komisariatet e Policisë, për t’u pyetur dhe intervistuar në lidhje me sa pretendojnë. Në lidhje me pretendimet e tyre, në të dy rastet u është marrë deklarim nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Korçë dhe Maliq, ku në bashkëpunim me KZAZ Korçë dhe Maliq, po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme. Theksojmë se në asnjë prej rasteve të mësipërme, nuk është kërkuar ndërhyrja e Policisë në qendrat e votimit apo në ambientet përreth qendrave të votimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme,“- njofton Policia.

Advertisement