Pinknews
Përse e mbështeti Luiz Ejllin? Noizy tregon arsyen

Reperi Noizy i ka ofruar Luizit studion e tij muzikore ku mund të shkojë për të bërë prova dhe të bëjë gati projektet e reja. Arsyen përse e mbështet kaq shumë e ka zbuluar në një intervistë duke thënë se është lojtari i vetëm që ka bërë gjithçka.
Kujtojmë se pas spektaklit, Noizy kishte organizuar koncert në një klub nate ku i ftuar special ishte Luiz Ejlli, i cili performoi disa nga projektet e tij muzikore përpara fansave. Kishte momente që ata brohorisnin “O Luiz o kampion”.
Mbetet për t’u parë nëse Luizi dhe Noizy do të kenë bashkëpunim për një projekt muzikor.

