Shkrime
Përse nuk duhet të mbetemi skllevër
Nga Grid Rroji – Momenti historik në të cilin po kalojmë ne shqiptarët, është një nga pikat më kritike të historisë sonë si komb dhe si shtet. Paria e Tiranës dhe projekti i saj i transformimit të shtetit dhe të shoqërisë shqiptare kanë dështuar plotësisht, pa asnjë mëdyshje dhe me turp. Nuk ka zgjedhje, veç fytyra të shplara, përkujtimore, vrasje mafioze, klane kriminal. Kësaj rruge ku janë duke shkelur, këta do t’i shkojnë deri në fund jo sepse nuk dinë tjetër, jo sepse nuk kanë zgjidhje tjetër, por sepse nuk duan tjetër. Këta e kanë bërë gjithcka me ndërgjegje e pa mëdyshjen më të vogël dhe kanë dështuar. Por, dështimi nuk është i tyre. Ata që kemi dështuar për shkakun e tyre jemi ne shqiptarët. Në rrugë e sipër, gjatë këtij tranzicioni, ata i kanë arritur qëllimet e tyre të pasurimit e të shfrytëzimit deri në palcë të burimeve materiale të shtetit shqiptar. Ne ngadalë po në mënyrë të pathyeshme po kthehemi në skllevërit e tyre modern, një popull që jeton sot për nesër dhe që nuk ka forca të luftojë për veten, për familjen dhe të ardhmen e fëmijevë. Prandaj, kjo është një pikë shumë kritike sepse ne shqiptarët jemi në buzë të humnerës morale, ekonomike, politike, kombëtare ku na ka sjellë me qëllim paria sunduese e Tiranës dhe ku do të mbesim për shumë kohë, në se nuk kërkojnë ndryshimin.
Paria e Tiranës, pavarësisht grindjeve brenda llojit për për interesat e tyre, e konsideron veten si një klan i mirëorganizuar që beson vetëm në paranë e në pushtetin dhe që i është imponuar si superior në të gjithë drejtimet shoqërisë dhe kombit shqiptare. Pavarësisht emrave, krushqive, origjinave dhe klaneve, që mund të kenë vlerë në nivelin individual e familjar, si grup kompakt paria nuk ka asnjë vlerë morale njerëzore, etnike, apo kombëtare shqiptare. Këta janë një bandë kriminale që ka shkuar në origjinat e veta.
Kush e kupton shkallën e dështimit të tyre, secili e të gjithë bashkë kemi vetëm dy zgjidhje. Ose të bëhemi skllevër të tyre dhe të shuhemi si skllevër që jetojnë sot për nesër e nën mëshirën e tyre. Ose të kërkojmë të ardhmen që na duhet dhe të punojmë për atë të ardhme me të gjithë mjetet e mënyrat e duhura e të pranueshme.
Ata që nuk duan lirinë, nderin e sigurinë për vete e për fëmijët e tyre le të bëhen mushka droge, le të shesin fëmijët e tyre për organe e pjesë këmbimi, le të nisin vajzat e motrat për prostituta, dhe vetë të bredhin me makina të reja, te jetojnë e të vdesin për qejf.
Për ata që duan të mbeten shqiptarë e njerëz, kjo është e papranueshme. Andaj, ne na duhet që me çdo kusht e me çdo mënyrë të dalim nga kjo gjendje dhe e vetmja rrugëzgjidhje që kemi është që të shohim vetveten në sy dhe të bëjmë atë që duhet, dhe këtë do ta bëjmë duke iu ikur mashtrimeve, rrenave, hileve, krimit, veseve e poshtërsisë së parisë. Do të jetë e mundimshme por na duhet një fillim i ri sepse nuk ecet në humnerën ku po rrëshqasim me kaq vërtik.
Tani ne shqiptarët që përballemi me këtë jendje kaq kritike e vrastare kemi dy rrugë e metoda organizimi që gjithnjë kanë funksionuar dhe që vazhdojnë të funksionojnë për popujt normal: njëra mbështetet tek feja e caktuar si parim bazë organizimi, dhe tjetra tek gjaku dhe kombi. Njëra rrugë na con në shpërbërje, në ndarje dhe në vllavrasje, tjetra është rruga e ndërtimit të kombit shqiptar, e shtetit dhe e njeriut shqiptar. Ndjekja e kësaj rruge, edhe pse i jemi shmangur gjith kohës, ka qënë e mbetet, gjithmonë e jetës, e vetmja zgjidhje e vërtetë që ne shqiptarët kemi për mos u tjetërsuar dhe mos me humbë vetveten, nderin, e kujtimin e të parëve