Kosova
Përsëri torba bosh/ Shumë energji për asgjë
Profesori i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës, Mazllum Baraliu, ka thënë se Kosova ka humbur shumë energji dhe se nuk ka përfituar nga dialogu me Serbinë.
“Qeveritë tona, qoftë edhe ajo në detyrë, rezistojnë, por përfundimisht dorëzohen, pa asnjë shpërblim. Jemi në një situatë ku dialogu, siç është, nuk është i mirë dhe nuk duhet të vazhdojë. Kosova humbi energji dhe ne nuk morëm asgjë” – tha Baraljiu.
Ai shtoi se Kosova ka bërë gjithçka që ka kërkuar bashkësia ndërkombëtare, kërkesat e së cilës, sipas tij, janë të njëjta me ato të Serbisë, dhe se nuk ka marrë asgjë në këmbim, duke pasur parasysh se kjo është ofenduese për qytetarët e Kosovës.
“Të bësh gjithçka që kërkon bashkësia ndërkombëtare dhe Serbia, dhe të mos marrësh asgjë si kundërshpërblim për një veprim të tillë konstruktiv në zbatimin e politikës së Evropës Perëndimore, është diçka që është jo vetëm jo konsistente, por edhe fyese për qytetarët” – theksoi Baraliu, sipas te cilit, “Heshtja e institucioneve dhe e opozitës për draft-statutin e asociacionit është shqetësuese dhe për të ardhur keq”
“Kjo lloj heshtjeje thotë shumë, diku nga jashtë apo nga brenda është përgatitur terreni që të mos ketë bujë dhe debat publik dhe politik për këtë” – potencoi Baraliu, I cili gjithashtu vlerësoi se qasja e Bashkimit Evropian në raport me problemet e Ballkanit, veçanërisht për çështjen e Kosovës dhe Serbisë në dialog, nuk është serioze.