Politike
Përsëritet historia si me Bashën/ Reagon gazetari amerikan: Berisha po përpiqet të heqë ‘non gratën’

Jehona e kontratës lobuese dy vjeçare me vlerë 6 milion dollarë të PD-s, mbërrin edhe në SHBA.
Komentohet si ujdi mes demokratëve shqiptarë me kompaninë “Continental Strategy LLC” duke synuar në të vërtetë heqjen Sali Berishës Nongeratën amerikane vendosur në Maj 2021 nga administrata Biden.
Daniel Friedman një prej tre gazetarëve të revistës Modher Jones, të cilët zbuluan skandalin e lobimit të PD në 2018, ka publikuar tre mesazhe në platformën X, e komentuar kontratën e lobimit të PD, kësaj here me në kryetar Sali Berishën.
Në komentin e parë për këtë zhvillim lobimi ku është PD me njerëz afër Donald Trump, gazetari Daniel Friedman thonë:
“Një parti e opozitës në Shqipëri, e udhëhequr nga një njeri i cili po mundohet të heqë nga lista vendimin Non Grata të Departamentit Amerikan të Shtetit, dhënë për përfshirjen e tij në akte korruptive, po paguan 6 milion dollarë një firme, e cila ka punësuar vajzën e Susie Wiles ish shefe e stafit të Marco Rubios për të lobuar në administratën e Trump”, tha Friedman.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu i cili e ka intervistuar disa vite më parë thotë se Daniel Friedman i Mother Jones është, i specializuar për shkrime investigative që lidhen me kompanitë lobuese.
Në X Fiedman komenton më tej se çfarë përmbajtje ka kontrata mes PD dhe “Continental Strategy LLC” e depozituar disa ditë më parë në departamentin FARA ku deklarohen kontratat e firmave lobuese amerikane.
“Regjistrimi në FARA thotë se Partia Demokratike e Shqipërisë në mënyrë nominale ka pajtuar një tjetër kompani “Continental PLLC”. Kjo kompani do të punojë në lidhje me çështje ligjore të lidhura me Sali Berishën në SHBA. Unë besoj se kjo nuk mund të tregohet sipas rregullave të FARA”, tha gazetari.
Sipas Daniel Friedman kjo kontratë e re lobimi nga PD e udhëhequr sot nga Sali Berisha është një histori që përsëritet, pas asaj të zbuluar nga Mother Jones në 2017, me protagonist atëherë kreun e PD Lulzim Basha.
“Partia Demokratike e Shqipërisë gjithashtu pajtoi një kompani lobimi duke u munduar të kishte akses në admisitratën Trump në 2017. Nuk u shkoi aspak mirë. Një vlerësim nga inteligjenca amerikane më vonë zbuloi se kjo kompani lobimi ishte paguar në mënyrë sekrete me fonde të Kremlinit si pjesë e një përpjekje të gjerë të Rusisë për të influencuar”, u shpreh gazetari.
Dhe në fakt po të rikthehemi në atë kohë, u zbulua se nga ky lobim u prodhua një rezultat. Bllokimi në senat i kandidaturës së Kathleen Ann Kavalec e nominuar prej presindetit Trump për ambasadore e SHBA në Tiranë.
Fiona Hill ish këshilltarja kryesore e presidentit Trump për sigurinë kur dëshmoi përpara Kongesit Amerikan si pjese e hetimit nisur ndaj presidentit, u pyet edhe për të nominuarën për ambasadore në Shqipëri Kathleen Kavalec.
“Unë e njoh zonjën Kavalec. Ishte nominuar për të qenë ambasadorja jonë në Shqipëri deri në momentin kur një kompani lobuese, për llogari të shqiptarëve përdori lidhjet e saja të parëndësishme me Chris Steele për ta hequr atë si të nominuar. Ky grup lobimi nisi ta akuzonte Kavalec si pjesë të një konspiracioni dyshues.
E në të tilla kushte nominimi i saj për ambasadore në Shqipëri u fut në sirtar paçka se ajo do të ishte një ambasadore e shkëlqyer në Shqipëri”, tha Fiona Hill ish këshilltare e presidentit Trump.
Kjo dëshmi në kongres e Fiona Hill tregoi se si përmes lobistëve një parti politike si PD ndërhyri në politikën e jashtme të SHBA./tch

