Pinknews
Përsëritet historia/ ‘Top Channel’ përdor Eglën njësoj si Luiz Ejllin një vitë parë
Egla Ceno është një nga personazhet më të përfolura të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania dhe padyshim edhe ditëve të fundit.
Ajo njihet si njëra prej lojtarëve me më dinamikë brenda këtij spektakli, që njihet për strategjitë e saj që i japin një frymë ngjyrosëse dramave të saj.
Megjithatë, një gjë e pazakontë është pikasur së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Në disa prej postimeve të saj, hasëm në mbishkrimin “©Te gjitha te drejtat e rezervuara Top Channel”, duke nxitur thashetheme të shumta, si dhe njërën prej mundësive që televizioni mund ta ketë marrë llogarinë e saj në menaxhim.
Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për këtë dhe nëse është e vërtetë, ose nëse qëndrojnë familjarët e saj pas gjithë kësaj.
Egla Ceno u skualifikua të dielën e kaluar, por sipas të njëjtit vendim të produksionit, u izolua në një dhomë larg banorëve. Pas këtij vendimi, dënim të ngjashëm morën Ilnisa dhe Meritoni; fati i tyre përcaktohet nesër, njëri prej tyre do të eliminohet.