Connect with us

Pinknews

“Përshëndes ish-vjehrrën”, Arlindi i jep fund me Xhoanën

Gjatë episodit që u transmetua ditën e djeshme, ashtu si edhe gjatë ‘Prime’ të shkuar, Xhoana ka përmendur ish-partnerët, por duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Arlindit i cili ka fshirë të gjitha fotot që ka në telefon me të.

Xhoana nga ana tjetër është shprehur se e ka një të kaluar dhe se me ish-vjehrrën ka një marrëdhënie shumë të mirë, kjo duket se ka nervozuar Arlindin.

Ndër të tjera Xhoana ka shtuar: “I ngeli hatri sepse unë i thashë që ish-vjehrrën e kam si shoqe dhe në qoftë se ai nuk e pranon të kaluarën time, unë nuk kam çe dua. Mos fol ti për këtë, mos fol ti për atë, pa lidhje.”

Arlindi nga ana tjetër në kuzhinë në sy të ishullorëve të tjerë u shpreh se: “Xhoana u dogj sot. Nuk kemi më shpresa të dy.”

 

Advertisement