Connect with us

Kosova

Përulu, erdhi Perandori Trump, por në horizont asgjë e mirë për Kosovën…Pikëpyetjet varen nga tavani

Ashtu sikurse e do zakoni i përuljes ndaj perandorisë pjesa më e madhe e liderëve politikë në Kosovë dhe Serbi janë rekur ta përshkruajnë me optimizëm rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Në një prononcim para gazearëve, një ditë pas ceremonisë së inagurimit, presidentja Vjosa Osmani tha se “Kosova ka mbështetje të fuqishme në këtë administratë dhe në përgjithësi në partinë Republikane e cila, siç e dini, ka qenë në pushtet në momente vendimtare të historisë sonë, përfshirë kur Kosova ka shpallur pavarësinë, është njohur nga ShBA-ja”.

Menjëherë paz zgjedhjes në 5 nëntor, po aq entuziasti ishte treguar edhe presidenti Serb, Vuçiç i cili e njoftoi popullin e tij se pati një telefonatë “shumë të përzemërt” me Trump, se e ftoi atë në Beograd, duke shtuar se ai dinte “shumë gjëra për Serbinë”, një vend ku Trumpi ka nivelin më të lartë të përkrahjes se në çdo shtet tjetër evropian.

Por, pavarësisht nga entuziazmi i palëve vështirë që dikush të jetë në gjendje të parashikojë të ardhmen e afërt në marëdhëniet Kosovë Serbi, me këtë president të paparashikueshëm, të pritur për marëveshje transaksionale dhe të interesuar vetëm për egon dhe suksesin e tij privat.

Vjen Trump/ Bota shpreson më të mirën, por e papërgatitur për më të keqen

Sidomos mbi Kosovën pikpyetjet dhe dilemat janë të mëdha dhe kjo jo vetëm për faktin se si Vuçiç, po ashtu dhe lideri i serbëve boshnjakë Dodik, po i gëzohen thyerjes së fortë që prodhuan zgjedhjet e fundit amerikane. A do të vazhdojë SHBA me mbështetjen e marrëveshjes së Brukselit, njësoj siç bëri administratat Trump? A do ta mbajë prioritet themelimin e asocacionit, njësoj siç u soll preserbi Garbriel Escobar? A do të ndikojë në këto proces Richard Grenell, arkitetkti i marrëveshjes së Uashingtonit në zyrën Ovale që e detyronte Kosovën të bëhej pjesë e mini Shengenit (paraprirësja e Ballkanit të hapur)? A do të ketë peshë në ekuilibrat e rinj fakti se dhëndri i presidentit, Jared Kushner, do të ndërtojë mbi tokë publike në Beograd? A mundet Trump të tërheqë trupat nga Kosova siç pati kërcënuar dikur dhe a rrezikon të ringjallet marëveshja për shkëmbim teritorresh, e përkrahur nga ish presidenca amerikane e viteve 2016 2020?

Për të gjithë këto dilema analistët perendimorë, njohës të rajonit nuk janë treguar optimistë për atë ç’ka e pret Kosovën.

Ish diplomati dhe studiuesi amerikan Daniel Server në një shkrim të ditëve të fundit parasheh se ledhatimi ndaj Beogradit do të vazhdojë, njësoj si me administratën Biden.

“Nuk pres ndonjë gjë më të mirë nga administrata e dytë e Trump. Jared Kushner, dhëndri i Trump i financuar nga Arabia Saudite, ka kërkuar projekte investimi si në Serbi ashtu edhe në Shqipëri. Me sa jam në dijeni, ai nuk e ka vizituar as Bosnjën apo Kosovën. Ju mund të prisni që Trump të mos bëjë asgjë që do të rrezikojë projektet e Kushnerit apo paratë e tij saudite. Kjo do të thotë një anim i vazhdueshëm drejt Beogradit dhe larg Prishtinës, por jo larg Tiranës. Shqipëria dhe Serbia pajtohen në shumë gjëra, përfshirë nevojën që liderët e tyre të qëndrojnë në pushtet pa një opozitë serioze”, u shpreh profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Edhe për diplomatin Frank Wisner, ish i dërguar i SHBA-së për statusin e Kosovës, një zgjidhje e shpejtë si ajo që u pa gjatë administratës Trump 1 dhe që parashihte ndarjen e Kosovës, nuk mund të përjashtohet kategorikisht. “Nëse Trump sheh ndonjë marrëveshje me  Vuçiçin, që i përshtatet, ai nuk do ta presë Kosovën që të bindet. Ai do të jetë transaksional, në kërkim të një marrëveshjeje, në kërkim të një përparimi, në kërkim të diçkaje që e bën të duket mirë. Kosova duhet të jetë e shkathët, të sigurohet se ka mbështetje të fortë nga evropianët, por rrugëtimi i saj mund të jetë i vështirë”, i tha Wisner në dhjetor radios Evropa e Lirë. Po për të njëjtën media David Kaninin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, vuri në dukje faktin se administrata e parë e Trumpit ka qenë proserbe dhe zyrtarët serbë janë ndier të respektuar prej saj.

“Humbësit, si gjithmonë, janë klientët e Amerikës: boshnjakët dhe kosovarët. Por, për këtë nuk duhet të fajësohet vetëm Trump. Ne kemi 30 vjet që i detyrojmë boshnjakët dhe kosovarët të bëjnë lëshime ndaj kundërshtarëve të tyre – qysh nga Marrëveshja e Dejtonit”, tha Kanin, por shtoi se Trump, megjithatë, është i paparashikueshëm.

Pavarësisht nga këto parashikime, jo fort të këndëshme, shenja më të dallueshme do të duken kur të kuptohen se cilët do të jenë njerëzit konkretë që do të meren me konfiktin kosovaro serb.

“Do të varet nga ajo nëse zyrtarët kryesorë që ishin të përfshirë në çështjen mes Kosovës dhe Serbisë gjatë mandatit të parë të Trumpit [2017-2020], veçmas Richard Grenell, do të marrin poste në politikën e jashtme apo do të marrin ndonjë post tjetër në administratën e re”, tha më parë për Radion Evropa e Lirë Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin joqeveritar për Politikat e Demokratizimit në Berlin, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Grenell një njeri i afërt i presidentit serb, i dekoruar personalist nga Vuçiç, ëstë jitashtu pjesë e projektit të ndërtimit të dëndërit të Trump në Beograd. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur një sërë mosmarrëveshjesh me Grenellin, i cili e kishte cilësuar shefin e ekzekutivit kosovar si “antiamerikan”. Ndërkaq, Kurti kishte pretenduar se i dërguari amerikan kishte gisht në rrëzimin e Qeverisë së tij të parë, në marsin e vitit 2020. Situata do të agravohet nëse Grenell caktohet sërish nga Tramp për tu marrë me Ballkanin dhe nëse Kurti vijon të qëndrojë në krye të qeverisë pas zgjedhjeve të fillim shkurtit.

Advertisement