Kronike
Përvëlon ‘Kompleksi Partizani’, thirret në SPAK…
SPAK vijon të marrë në pyetje personat që kane dijeni për privatizimin e kompleksit Partizani.
Këtë të hënë pranë SPAK është paraqitur për të dhënë deklarimet, ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA, Vladimir Qiriazi.
Ai do pyetet nga struktura antikorrupsion lidhur me proceduarat për privatizimin e ish-klubit Partizani.
Privatizimi i kompleksit “Partizani” është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme.
Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin për privatizimin e kompleksit Partizani dhe ndërtimin e pallateve mbi atë truall.
Socialisti e cilëson privatizimin si një aferë korruptive të qeverisë Berisha duke i kërkuar SPAK-ut që të hetojnë të gjitha lëvizjet që janë bërë për kompleksin Partizani.
…
Ish-gjenerali Vladimir Qirjazi, është paraqitur ditën e sotme në SPAK për aferën e klubit ‘Partizani’. Qirjazi do të pyetet si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për veprimet e tij. Ndërsa për çështje ditësh, në zyrën e prokurores Enkelda Minollai, e cila po heton aferën e privatizmit të ish-kompleksit, pritet të thirren edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani.
I vetmi zyrtar që doli kundër Berishës ishte Gjenerali Vladimir Qirjazi…
Si komandat Komandës Mbështetëse që administron shumicën e pronave ushtarake, Vladimir Qirjazi, në Mars 2009, ishte urdhëruar nga ministri i Mbrojtjes, Gamend Oketa, urdhrin për t’u përgatitur nënshkrimi i kontratës dhe për t’i dorëzuar kompleksin Partizani Jamarber Malltezit dhe trashëgimtarëve të tjerë si akti i fundit i procesit të privatizimit.
Qirjazi refuzon pasi sipas tij i takonte Ministrisë së Mbrojtjes, që administronte struktura ushtarake, që të nënshkruajë kontratën dhe jo atij, dhe së dyti dokumentacioni ishte i paplotë.
….
Sot u paraqit në SPAK për të dëshmuar Ish-gjenerali Vladimir Qirjazi, i cili ka qenë i vetmi zyrtar që ka kundërshtuar Sali Berishën për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Në një intervistë të dhënë në maj 2021, ai tregonte çfarë ndodhi.
“Në dhjetor të 2011 për çudi pa asnjë lloj dijeni që unë kam dalë në reformë e quajnë ata , një relacion i ish shefit të shtabit të përgjithshëm Gjeneral Xhemal Gjunkshi dhe i firmosur nga ish ministri i Mbrojtjes Imami dhe më kanë nxjerrë në rezervë. Kam iku nga FA në një moment që vërtet kisha mundësi të jepja. Jo për përvojën që krijon cilido kuadër, jo për nga vendi, por për përvojën e fituat nga misionet jashtë vendit dhe shkollimet jashtë vendit, misioni me OKB, dy herë misione me NATO-n, i arsimuar një vit në SHBA, i kthyer vërtet me përvojë praktike dhe teorike në një moment të caktuar gjendjesh përballë një urdhri të paarsyeshëm për mua vetëm se… Natyrisht unë ndoqa procedurat e mia dhe mu tha e drejta e këtij lirimi të padrejtë, të drejtë e mora për tu rikthyer në FA dhe të drejtat financiare që më takonin por që nuk më rikthyen dhe në 2019 për shkak se kisha plotësuar sipas tyre dhe nuk doja të vazhdojë në procese gjyqësore më nxorën prerësi në lirim. Më vjen keq për pamundësinë e dhënies së përvojës time të fituar me shumë mund, me shpenzim të shteti shqiptar, që në një moment të caktuar e bën zero”, tha gjeneral Qirjazi
…