Sport
Pesë fitore radhazi, Napoli ‘likuidon’ 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
Në “Maradona” skuadra e Napolit fitoi 2-0 kundër Veronës dhe kryeson Serie A, paçka se Interi ndjekës ka dy ndeshje më pak dhe është me vetëm -4 pikë pas. Ndeshja u zhbllokua shpejt, teksa vendasit detyruan Montipo të shënonte në portën e tij pas vetëm pesë minutave lojë. Në pjesën e dytë djemtë e Antonio Contes shënuan edhe golin e qetësisë me autor Anguissa, kjo pas pasimit final të Lukakut.
Napoli siguron fitoren e pestë radhazi dhe me 47 pikë kryeson Serie A, ndërsa pas tyre ndodhet Interi me 43 pikë që ka dy ndeshje më pak.
Bologna dhe Roma barazuan 2-2 në një ndeshje që mbajti të ‘gozhduar’ tifozët deri në çastet e fundit. Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa ekipet ia kishin lënë gjithçka fraksionit të dytë.Duhej Saelemaekers për kryeqytetasit që të zhbllokonte takimin në minutën e 58-të, por avantazhi i tyre zgjati pak. Bologna përmbysi me Dallinga në minutën e 61 dhe penalltinë e Ferguson në të 65′. Megjithatë miqtë nuk u dorëzuan dhe Dovbyk në shtesën e tetë barazoi gjithçka me penallti.Bologna me 29 pikë mban pozitën e shtatë, ndërsa Roma mbetet në vendin e dhjetë me 24 pikë.