Connect with us

Aktualitet

Peshkarexha goditet nga trageti, fati i peshkatarëve të mbetur në det të hapur

Tre peshkatarë janë shpëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi kishin mbetur në det të hapur. Kjo për shkak se mjeti me të cilin lundronin u dëmtua si pasojë e goditjes së një trageti të linjës së Barit në brigjet e Durrësit. Mësohet se peshkatarët e mbetur në det të hapur ishin Klajdi Kapxhiu, Selim Agasi dhe Muhamed, një shtetas egjiptian. Ata janë nxjerrë në breg nga forcat e policisë detare dhe raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Advertisement