Connect with us

Kronike

Pësoi arrest kardiak, humb kontrollin e makinës, ndërron jetë në spital 58-vjeçari

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër. 58-vjeçari ka pësuar arrest kardiak teksa po drejtonte makinën. Ai ka humbur kontrollin dhe ka përplasur dy mjete të tjera të parkuara.

“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Mark Lula”, shtetasi T. Z., 58 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të parkuara”, njofton policia.

Shtetasi T. Z, është transportuar në spital por ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti.

 

Advertisement