Connect with us

Bota

Pësoi dëmtime në tru gjatë ndeshjes, ndërron jetë në moshën 28-vjeçare boksieri i njohur

Boksieri irlandez, John Cooney, ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare për shkak të lëndimeve që ka pësuar një tru gjatë një ndeshjeje. Lajmin e ka dhënë menaxheri i Cooney, Mark Dunlop në një postim në Instagram.
“Jemi të shkatërruar të njoftojmë se pas një jave luftimi për jetën e tij, John Cooney fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Ai ishte një djalë, vëlla dhe partner shumë i dashur dhe do të na duhet një jetë që të gjithëve të harrojmë se sa i veçantë ishte ai. RIP John ‘The Kid Cooney’”, shkroi ai.

 

Advertisement