Kosova
Petkoviç akuza ndërkombëtarëve: Bashkëpunuat me Kurtin për pushtimin e veriut

Kreu i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka folur sot pasdite për tensionet e djeshme në veri të Kosovës.
Petkoviç është shprehur se përfaqësuesit e shteteve ndërkombëtare duhet që në vend të “Tweet”-eve dhe reagimeve të ashpra të shpjegojnë “popullit serb se pse KFOR-i nuk i mbrojti ata”.
Ai tutje ka thënë se pas kësaj ata duhet të ndërmarrin hapa konkretë që “Kurti të heqë pushtuesit e tij nga veriu i Kosovës”.
Në fund ka akuzuar faktorin ndërkombëtar se është “bashkëpunëtor i Kurtit” në atë që e ka cilësuar “okupim i veriut”.

